Punëtori nga Gjirokastra goditet për vdekje nga fadroma në Palasë, arrestohet shoferi (Emrat)

Punëtori nga Gjirokastra goditet për vdekje nga fadroma në Palasë, arrestohet shoferi (Emrat)

Policia ka arrestuar sot një 32 vjeçar i cili të shtunën goditi për vdekje me fadromë, një punëtor në një kompleks turistik në ndërtim të kompanisë “Anchor” në Palasë. Viktima, Kreshnik Haska 45 vjeç, banues në Gjirokastër, humbi jetën të shtunën. 32-vjeçari Elidon Pashaj është arrestuar për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka...