Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u prononcua për mediat dhe, përpos miratimit të projektligjit për një agjenci autonome, që sipas saj siguron transparencë dhe meritokraci për shërbimet e ofruara, ajo u pyet edhe në lidhje me jetëgjatësinë e saj në qeverinë socialiste. “Rezultatet janë ato që maten dhe që vlerësohen çdo katër vjet, qoftë nëpërmjet instrumentit demokratik të votës, qoftë nëpërmjet analizave që ne bëjmë si skuadër e mazhorancës”. Ministrja nuk e cilësoi si diçka negative ndryshimin e pozicionit qeveritar dhe theksoi se ajo që qëndron mbi rolin e personave të veçantë është vetë mazhoranca politike. “Nuk është ministri që qëndron, por mazhoranca politike, është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe lidershipi i kryetarit të saj, Edi Rama. Ne jemi...
Burimi:
argjiroja.net