PS mbrojti imunitetin e Ballukut, Lela: Do ishte çmenduri nëse opozita do nxirrte Ramën faqebardhë!
Partia Socialiste vendosi të mos ia dorëzojë SPAK ish zv.kryeministren Belinda Balluku. Pak para votimit në seancë reagoi ambasada britanike e cila u shpreh se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.Jashtë Kuvendit nga ana tjetër, opozita mbajti protestën e saj të radhës, ndërsa në një monitor gjigant po ndiqej çfarë po ndodhte brenda në sallën e Kuvendit. Drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, u shpreh në një studio televizive se protesta e opozitës ishte e qetë, për t’i lënë ‘lajmin e zi’ vetë Ramës. “Ne nuk kishim asnjë iluzion. Prej dy muajsh që zhvillohet kjo betejë e opozitës dhe kjo poshtërsi e mazhorancës, duke shtyrë afatet, duke manipuluar transparencën dhe të gjitha me radhë. Nuk duhej ndonjë...
Burimi:
sot.com.al