PS do ndryshojë ligjin, ja 7 institucionet që nuk do të preken nga pezullimi i detyrës
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore që synon plotësimin e një boshllëku në nenin 242/2 të Kodi i Procedurës Penale, i cili rregullon masat ndaluese, përfshirë pezullimin nga detyra. Sipas Manjës, pika 1 e këtij neni përcakton kompetencën e gjykatës për të vendosur masa si pezullimi apo ndalimi i ushtrimit të detyrës, ndërsa pika 2 parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. “Është një nisëm që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2. Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka kodi i procedurës penale. Në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka gjykata në masat, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i ushtrimit nga...
Burimi:
argjiroja.net