Prrenjas/ Ndihmuan 31-vjeçarin nga Turqia të kalonte ilegalisht kufirin, 3 të arrestuar

Prrenjas/ Ndihmuan 31-vjeçarin nga Turqia të kalonte ilegalisht kufirin, 3 të arrestuar

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen kanë ndihmuar një 30-vjeçar nga Turqia të kalonte ilegalisht kufirin. Ndërkohë ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë. Sipas hetimeve të bluve rezulton se  të arrestuarit me inicialet D. Z. dhe T. Z., në bashkëpunim me shtetasin T. Q., kanë organizuar dhe realizuar dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror për 30-vjeçarin, kundrejt përfitimit monetar. Konkretisht, shtetasit D. Z. dhe T. Z. kanë transportuar emigrantin nga territori i Maqedonisë së Veriut në drejtim të kufirit të gjelbër pranë PKK Qafë Thanë, ku më pas, me ndihmën e shtetasit T. Q., është mundësuar kalimi i paligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit...