Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë. Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Shëngjin, dhe më pas nxorën nga makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë kanë nisur punën për ndërtimin e resortit. Sakaq mësohet se banorët arritën të pezullojnë punimet për momentin. Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë.