Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin demonstratat dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë personale. Në njoftimin e saj, ambasada thekson se protestat e përnatshme po vijojnë përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes sheshit “Nënë Tereza” dhe sheshit “Skënderbej”. Në njoftim thuhet se “protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit”. Ambasada vëren se, “megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi. Gjithashtu, protestat mund të shtrihen edhe në zona të tjera pranë institucioneve shtetërore”. Autoritetet amerikane paralajmërojnë...