Protestat në Rrjoll kundër resortit të Ulajt, nis hetimi për 19-vjeçarin

Protestat në Rrjoll kundër resortit të Ulajt, nis hetimi për 19-vjeçarin

Prej gati dy muajsh banorët e zonës së Rrjollit në Shkodër vijojnë protestat kundër punimeve për ndërtimin e resorti luksozit nga botuesi Bashkim Ulaj. Një 19-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi bllokoi rrugën për disa orë në kantierin e makinerive dhe bëri thirrje për veprime të dhunshme. I riu së bashku me disa persona të tjerë tentoi gjithashtu të futet me forcë në ambientet e kantierit, me qëllim bllokimin e punimeve, si dhe shkatërrimin e makinerive të firmës “Gener 2”, “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, në protestën e zhvilluar në fshatin Rrjoll, nuk iu është bindur punonjësve...