Protestat kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit takohen me Benet Becin: Do i drejtohemi Ambasadës së SHBA

Protestat kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit takohen me Benet Becin: Do i drejtohemi Ambasadës së SHBA

Pas protestës së ditës së djeshme në dyert e bashkisë së Shkodrës, banorët e Rrjollit, janë pritur sot në takim nga kryebashkiaku Benet Beci, për të kërkuar sqarime mbi projektin e kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt në Velipojë. Banorët pretendojnë se Ulaj u ka zaptuar tokën. Banorët thanë se kryebashkiaku Beci u ka treguar se nuk ka asnjë kompetencë për atë zonë dhe se u ka kërkuar banorëve të bëjnë një kërkesë me shkrim për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për lejen e ndërtimit të lëshuar për Bashkim Ulajn. Banorët thanë se protesta e tyre do të vazhdojë e po të jetë e nevojshme do t’i drejtohen ambasadës së SHBA-së ndërsa shtojnë se kanë humbur çdo shpresë nga shteti. “Kryetari i bashkisë na priti...