Protesta zhvendoset te Rruga e Elbasanit, policia hedh gaz pa limit
Protesta e së premtes në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta dhe përdorim në masë të gazit lotsjellës nga Policia e Tiranës. Sasia e madhe e gazit të hedhur ka prekur jo vetëm protestuesit, por edhe qytetarë të shumtë dhe gazetarë që po raportonin nga terreni. Gjatë përplasjeve, një prej protestuesve ka mbetur i lënduar. Ai është shtrirë në tokë, ndërsa qytetarë dhe deputetë të Partisë Demokratike kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë në vendngjarje. Situata paraqitet e tensionuar edhe në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku sipas raportimeve vijojnë të hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, mësohet se policia ka nisur shoqërimet e para. Efektivë të veshur civilë kanë shoqëruar disa persona, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë të angazhuara për...
Burimi:
sot.com.al