Protesta/Rama viziton vilën e ish-diktatorit:Turp për gjykatësit, lirojnë keqbërësit

Protesta/Rama viziton vilën e ish-diktatorit:Turp për gjykatësit, lirojnë keqbërësit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se ka vizituar ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha, e cila një ditë më parë u sulmua me molotovë nga protestuesit e Partisë Demokratike. Në postimin e tij në X, Rama thekson se i ka gjetur artistët të traumatizuar nga sulmi, të cilin e cilësoi si akt barbarie. Kreu i qeverisë dënoi sulmin dhe kritikoi gjyqtarët që, sipas tij, lirojnë autorët e zjarrvënieve, duke i konsideruar bashkëpërgjegjës për vandalizmat. Postimi kryeministri Edi Rama në platformën X: Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjioz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme. Një...