Protesta për UÇK-në, familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit ndjekin marshin live nga Haga

Protesta për UÇK-në, familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit ndjekin marshin live nga Haga

Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit po ndjekin nga afër marshin për “Drejtësi, jo politikë” nga Haga. Siç shihet nga pamjet, Vëllezërit dhe nipat e Thaçit, djali i Jakup Krasniqit dhe familjarë të tjerë u ulën në një lokal ndërsa ndjekin me vëmendje online marshimin, ku protestuesit kanë zbarkuar në shesh në qendër të Prishtinës. Njëzëri ata kanë thirrur ‘UÇK’, duke ngritur peshë gjithë sheshin ‘Skëndërbeu’.