Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

Protesta/ Lapaj-Ramës: Je në konflikt të drejtpërdrejt me familjen time

Me thirrjet “Drejtësi, Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak dhe dorëheqje”, protestuesit u mblodhën para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. Gjatë fjalës së tij në protestë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një përplasjeje mes së mirës dhe së keqes, duke bërë thirrje për bashkimin e brezit të ri dhe të gjithë qytetarëve në çdo cep të vendit për rrëzimin e qeverisë Rama. “Është koha që brezi i ri të bashkohet në çdo cep të Shqipërisë, është koha që fermerët të dalin rrugëve për mundin që ua mori lumi dhe lekët që nuk ua dha Edi Rama. Është koha e një nisjeje të madhe të së mirës ndaj së keqes. Ka vetëm dy palë...