Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një mashtrues i cili i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite duke i kanalizuar paratë e vendit tonë në pak duar”. “Sot është simbol i korrupsionit dhe i tillë do të mbahet mend gjatë. Ai sot njihet si Edi që drejton bandën që e ka vjedhur më së shumti Shqipërinë. Edi Rama pretendon se ai është autor i Reformës në Drejtësi dhe se është krah drejtësisë. Edi Rama pretendon se është njeriu që po modernizon shtetin shqiptar. Edi Rama pretendon se është njeriu që ka luftuar korrupsionin. Edi Rama pretendon se në spitalet tona ka ilaçe dhe shërbimet janë më të mira se...
Burimi:
opinion.al