Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama është në luftë me qytetarët. Kjo pasi sipas Lapajt, qeveria Rama ka mbjellë frikë, varfëri dhe drogë. Ai shtoi se shteti në Shqipëri është vënë në shërbim të grupeve kriminale. Teksa kërkoi largimin e gjithë klasës politike shqiptare, Lapaj shtoi se duhet një aleancë e gjerë kombëtare e ndërkombëtare për të rrëzuar qeverinë Rama. “Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kanë kapur shtetin. Përkundrazi, kur droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria mbizotëron, korrupsioni mbizotëron, keqqeverisja mbizotëron, sepse shteti vendoset...
Burimi:
opinion.al