Protesta kundër resortit të Ulajt/ U përplasën fizikisht me efektivët privatë, Policia e Shkodrës arreston 7 persona
Një ditë pas vetëdorëzimit, Policia e Shkodrës ka arrestuar 7 persona pas përplasjeve të dhunshme me policinë dhe rojet private në kantierin ku po ndërtohet resorti i Bashkim Ulajt. Sipas njoftimit të bluve të ndaluarit nga mosha 19-vjeç deri në 60-vjeç u rëndojnë veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’ dhe ‘Plagosja e rëndë me dashje’. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 55-vjeçar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kryen veprimet procedurale të ndalimit të shtetasve: P. K., 20 vjeç, banues në fshatin Luarzë, S. K., 19 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Pulaj, A. P., 46 vjeç dhe S....
Burimi:
sot.com.al