Protesta kombëtare e opozitës/ Policia nis ‘aksionin’, arrestohen katër persona

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia nis ‘aksionin’, arrestohen katër persona

Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve. Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës.