Protesta kombëtare e opozitës, Policia: Mes të shoqëruarve ishte edhe një i mitur
Protesta kombëtare e opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme përfundoj me shoqërimin e 23 personave mes tyre edhe një i mitur, drejt ambienteve të komisariatit. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka pranuar faktin se mes të shoqëruarve ishte edhe një i mitur. Në njoftim thuhet se në lidhje me këtë rast janë njoftuar prindërit dhe deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit. Sipas tyre ai ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij. Gjatë kësaj proteste janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Në reagimin zyrtar, policia...
Burimi:
ntv.al