Protesta e PD-së/ Salianji: Takimet e mia masive me demokratët ishin për të “zgjuar” PD-në, opozita duhet të…
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji deklaroi nga protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, se lëvizja dhe takimet e tij me demokratët janë për të “zgjuar” Partinë Demokratike. Sot në sheshin e protestës, Salianji tha se opozita duket se është zgjuar dhe se strukturat e PD janë angazhuar për të patur pjesëmarrje të lartë në tubim, pas skandaleve të njëpasnjëshme të Qeverisë. Gjithashtu, ish-deputeti demokrat tha se do të vijojë takimet me bazën e PD dhe qytetarët me qëllim ripërtërirjen strukturës së saj drejtuese për të rrëzuar Qeverinë dhe larguar Edi Ramën nga pushteti. “I gjithë qëllimi i takimeve masive me demokratët ka qenë për të rizgjuar PD-në, për të kërkuar protestë dhe revoltë dhe PD duket se sot është zgjuar, me pjesëmarrjen dhe...
Burimi:
sot.com.al