Protesta e PD-së përpara Kuvendit, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zona

Protesta e PD-së përpara Kuvendit, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zona

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike ditën e nesërme më 12 mars, përpara Kuvendit. Si për çdo protestë tjetër, Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Njoftimi i Ambasadës Amerikane: Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në Rrugën George W. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare. Pritet një praninë e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të...