Protesta e PD, reagon Meta: Sot u dridh narkoregjimi, policia kriminale nuk e shpëton dot…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për protestën e tretë të opozitës përpara kryeministrisë dhe parlamentit, e cila u shoqërua edhe me tensione dhe përdorim të molotovëve, gazit lotsjellës dhe ujit. Duke shprehur mirënjohje për qytetarët që dolën në shesh, Meta thotë se sot “narkoregjimi” i Edi Ramës u dridh, ndërsa shton se policia nuk mund ta shpëtojë kryeministrin dhe se ai do të vihet përpara përgjegjësisë. “Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur. Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim...
Burimi:
sot.com.al