Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri. Schieder tha se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se mbështesin punën e SPAK. “Puna e SPAK të mbetet e pandërprerë nga aktorë të tjerë dhe puna e SPAK të mos pengohet nga institucione të tjera”, tha ai. Schieder komentoi dhe protestën e opozitës të zhvilluar më 24 janar. Schieder tha se në Shqipëri situata nuk është aq dramatike sa pasqyrohet në media, duke shtuar se demokracia me molotov nuk është e mirë. “Së pari personi që i dha emri këtij kokteji, kontributi i tij në histori nuk ka qenë vetëm pozitiv, demokracia me molotov...