Protesta e PD, Policia: Arrestohen 18 protestues në Tiranë, mes tyre 3 të mitur
Policia e Shtetit njoftoi se, pas protestës së opozitës të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë arrestuar 18 persona, mes të cilëve 3 mitur, ndërsa proceduar penalisht 27 të tjerë. Në njoftimin e sotëm të policisë këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe kanë hedhur drejt tyre dhe institucioneve molotovë dhe sende të forta. Gjatë veprimeve të policisë u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Njoftimi i Policisë Tiranë Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme....
Burimi:
opinion.al