Protesta e PD/ Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë

Protesta e PD/ Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë

Para seancës plenare, kur demokratët do të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare, Parlamenti ka kaluar në masa të përforcuara të sigurisë. Godina është rrethuar me kordon metalik si masë paraprake për protestën e PD. Ligjvënësit socialistë mësohet se do të nxitojnë të parët për të shkuar në seancë, për të shmangur protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur për të rrethuar Parlamentin në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur brenda sallës mazhoranca dhe opozita do të përplasen ashpër për kërkesën e SPAK që kërkon heqjen e lirisë së Belinda Ballukut.