Protesta e PD/ “Blindohet” kryeministria, 1400 efektivë policie në terren
Punonjësit e shërbimit pranë godinës së Kryeministrisë kanë nisur të instalojnë mbrojtëse metalike për sigurinë e objektit. Panelet metalike po vendosen në instalacionin që qëndron në hyrjen ballore të godinës së Kryeministrisë. Po ashtu një gardh metalik pritet të vendoset për të ruajtur perimetrin në oborrin e objektit. Opozita do të protestojë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e kreut të qeverisë Rama. Në kërkesën për marrjen e lejes PD nuk ka specifikuar orën se kur do të përfundojë protesta. 1400 forca policore, përfshirë efektivë të Forcave të Rendit, FNSH-së dhe Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë të gatshëm në protestë. Protesta e sotme mbahet në një datë të shënuar, pasi më shkurt të vitit 1991 bëhen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit...
Burimi:
opinion.al