Protesta e PD, Ambasada e SHBA-shtetasve amerikanë: Shmangni zonën e protestës

Protesta e PD, Ambasada e SHBA-shtetasve amerikanë: Shmangni zonën e protestës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës së Partisë Demokratike në datën 20 shkurt. “Protestuesit pritet të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërmjet Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Autoritetet kanë paralajmëruar për prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Sipas Policisë së Shtetit, ekziston mundësia që protestuesit të bllokojnë kryqëzime të ndryshme në zonën qendrore të qytetit. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë zonën e demonstratës. Qytetarëve amerikanë dhe publikut në përgjithësi u rekomandohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të monitorojnë mediat lokale për përditësime”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane....