Protesta e PD, 46 persona u arrestuan nga policia
Protesta e ditës së djeshme e thirrur nga opozita e cila zgjati më shumë se 4 orë u shoqërua edhe me arrestime. 46 persona janë arrestuar nga policia për aktet e dhunshme të kryera gjatë ditës së djeshme. Kujtojmë se përplasjet mes policisë dhe protestuesve nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur mbështetësit filluat të hidhnin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë. Ato vijuan edhe para Kuvendit, aty ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të tubimit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Burimi:
opinion.al