Protesta e opozitës,Tabaku:Të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin
Deputetja Jorida Tabaku është ngjitur në foltoren e protestës që po zhvillon opozita. Është hera e parë që Tabaku shfaqet në podiumin e një proteste opozitare që pas bashkimit të PD. Ndërsa ka kujtuar 20 shkurtin dhe rënien e bustit të Hoxhës, Tabaku tha se edhe sot vendi vuan nga dhuna dhe diktatura e korrupsionit. “Sot Shqipëria është një republikë, ku të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin”, tha Tabaku.
Burimi:
opinion.al