Protesta e opozitës, Rama: Opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Protesta e opozitës, Rama: Opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që po mbahet në kryeqytet këtë mbrëmje, ndërsa ka përdorur si paralele situatën në Iran. Përmes një postimi në X, Rama shprehet se në fakt opozita shqiptare po merret me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës, ndërkohë që Shqipëria qëndron me botën e lirë kundër Mullahëve të Iranit. “Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama.