Protesta e opozitës, policia bllokon me gardh metalik kalimin nga Kryesia e Kuvendit për te ish-blloku
Pak para se të niste protesta e radhës e opozitës përpara kryeministrisë, policia bllokoi me gardh metalik edhe kalimin nga Kryesia e Kuvendit për te ish-blloku. Bllokimi vjen edhe prej një proteste më parë ku gjatë marshimit të protestuesve në Tiranë, u hodh molotovë te vila e artistëve në ish-bllok, apo ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.
Burimi:
sot.com.al