Protesta e Opozitës përpara parlamentit, gazetari tregon skenarët: Nesër pritet…
Gazetari Ardit Hoxha, ka dhënë detaje mbi zhvillimin e protestës së Opozitës këtë të enjte përpara parlamentit gjatë shqyrtimit në rend dite të imunitetit të ish-zv/Kryeministres Belinda Balluku. Hoxha ka dhënë detaje për zhvillimin e protestës dhe ka shpjeguar disa nga skenarët e mundshëm lidhur me zhvillimin e saj. “Ka dy elementë që e bëjnë të ndryshme këtë protestë. Edhe për t’u përgjigjur pyetjes: protesta zhvillohet në një ditë jave dhe është paradite. Kjo të bën të mendosh se ajo nuk do të shkojë që në nisje drejt akteve të dhunës apo përdorimit të shisheve molotov. Kjo për shkak se pjesëmarrja nuk mund të jetë në ato nivele, po edhe për shkak se shumë qytetarë mund ta kenë të pamundur, mund të jenë në punë...
Burimi:
sot.com.al