Protesta e opozitës pasditen e të shtunës, Ambasada Amerikane porosit shtetasit e vet për ta shmangur…
Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta mund të shtrihet edhe në zona përreth.Prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë pjesëmarrjen apo praninë në protestë. Ndiqni mediat lokale dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.Megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të...
Burimi:
sarandanews.com