Protesta e opozitës, Berisha: Të ngrihemi për të kërkuar largimin e Edi Ramës
Opozita ka njoftuar sot protestën e radhës, që parashikohet të nisë në orën 18:00. Kreu i PD Sali Berisha përmes një mesazhi ka ftuar qytetarët të bashkohen në protestë kundër qeverisë Rama, edhe si një mënyrë për të nderuar 22 Marsin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste. Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot 22 Marsi, dita e Sulltan Nevruzit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë bektashinjtë shqiptarë në këtë ditë. Shpreh mirënjohjen dhe nderimin tim më të madh për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare. Por sot, 22 Marsi është edhe një ditë e madhe në historinë e demokracisë në Shqipëri, është dita në të cilën 34 vite më...
Burimi:
opinion.al