Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

Para nisjes së seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet dhe votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, policia ka marrë masa të jashtëzakonshme sigurie. Rreth 1600 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit për protestën e opozitës para parlamentit, ku do të diskutohet dhe votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Përveç Policisë dhe Gardës në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Rreth perimetrit të Parlamentit janë vendosur barriera metalike, kordonë policorë dhe autobotë me ujë, ndërsa efektivët janë të pajisur me maska kundra gaz dhe spraj piper, në rast nevoje për të reaguar ndaj incidenteve. Hyrjet tradicionale për deputetët janë ndryshuar për arsye sigurie, duke i futur ata...