Protesta e banorëve në Baks- Rrjoll dhe përplasjet me uniformat blu, procedohen penalisht 3 shtetas

Protesta e banorëve në Baks- Rrjoll dhe përplasjet me uniformat blu, procedohen penalisht 3 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. S., 24 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, dhe F. V., 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme”, “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor” dhe “Kanosja”.Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Baks-Rrjoll, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime apo manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor”, pasi dje këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë...