Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, me topa uji dhe me mjete të tjera”. “Mirënjohje guximtarëve që sot, në protestën më të fuqishme, lebetitën narkodiktatorin, kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga mbarë Shqipëria, në një protestë ku i dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës: Vrimën e miut nuk do ta gjesh më! Narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë me demonstruesit. Garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën dhe...
Burimi:
opinion.al