Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e..

Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e..

Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto produkte nuk konsiderohen më ushqim i padëmshëm. OBSH i ka klasifikuar mishrat e përpunuar në Grupin 1: kancerogjene për njerëzit, i njëjti nivel rreziku ku përfshihen edhe substanca si tymi i duhanit dhe asbesti. Ky vlerësim bazohet në prova të mjaftueshme shkencore te njerëzit, me lidhjen më të fortë me kancerin kolorektal. Në këtë kategori përfshihen produktet e përpunuara përmes kriposjes, kurimit, fermentimit, tymosjes apo metodave të tjera ruajtjeje, si:– proshuta (e gatuar dhe e gjallë),– salsiçet,– mishi i konservuar,– dhe produkte të ngjashme. OBSH thekson se rreziku nuk lidhet me një ushqim apo markë të vetme, por me...