Prokuroria e Gjirokastrës dërgon në gjyq një person/ Nën akuzë për pastrim parash, i sekuestrohen 2 aparatamente…
Prokuroria Gjirokastër ka dërguar në gjyq personin me iniciale A.B. për ‘pastrim parash’. I sekuestrohen 2 apartamente dhe makinë, të dyshuara nga veprimtari të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Njoftimi i plotë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga hetimet paraprake për procedimin penal nr.13, të vitit 2022, rezultoi se ky shtetas ka siguruar pasuri të paluajtshme nga të ardhurat nga veprimtaria e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në qytetin e Sarandës, si dhe blerjes së...
Burimi:
sot.com.al