Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë. Sipas prokurorisë, ekspertimi provoi se mbetjet në anijen “Moliva” janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisit. “Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatashëm përpara depozitimit përfundimtar”, thuhet në njoftim. Prokuroria Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie, ku 20 prej tyre janë ekzekutuar. Njoftimi i...
Burimi:
opinion.al