Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë

Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë

Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë Dhjetëra familje të prekura nga projekti i rijetëzimit të qendrës historike të Durrësit i janë drejtuar gjykatës për të kundërshtuar vlerat e kompensimit të pronave të tyre. Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i hapur rrugë projektit TID Durrës, Isuf Idrizi ka udhëtuar pesë herë drejt qytetit të tij të lindjes nga Padova në Itali, ku jeton prej vitesh. Por përveç pasigurisë dhe faturave që rriten, Idrizi po përballet së fundmi edhe me shpenzime gjyqësore për kundërshtimin e vlerës së kompensimit të caktuar nga qeveria. Dhe padia gjyqësore duket se po jep frutet e para. Idrizi i tha BIRN se ndryshe nga llogaritjet fillestare...