Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

Një nga paisjet elektronike më të sofistikuara dhe inteligjente në botë, tashmë është blerë nga prokuroria e Posaçme SPAK, dhe prej disa muaj një skuadër e BKH-së është duke u trajnuar nga ekspertë të fushës, për vënien e saj në shërbim operacional në teren. Paisja me shumë funksione si përgjim, lokalizim dhe njëherësh mbledhjen e shumë të dhënave telefonike është “IMSI Catcher” dhe aktualisht ka hyrë në zyrat e SPAK, kundrejt një kontrate afro 1 milion euro që është nënshkruar me një kompani të huaj. Prezenca e saj në SPAK është mësuar nga gazetari i Syri-t, Elton Qyno, por konfirmimi zyrtar për këtë informacion është bërë dhe nga vetë SPAK, duke pranuar se kjo aparaturë përgjuese është blerë në vitin 2025, duke mos dhënë detaje...