Procesi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Lartë ndryshon relatorin e çështjes

Procesi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Lartë ndryshon relatorin e çështjes

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes në procesin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Shorti kishte caktuar që në vitin 2022 gjyqtarin Sokol Binaj si relator të çështjes, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka dhënë dorëheqjen dhe është caktuar si relator gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala. Binaj mësohet se e ka dhënë dorëheqjen me argumentin se ka shqyrtuar kërkesa të mëhershme gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda. SPAK ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre, por kërkon të dënohet edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar 12 vite burg. Ndërkohë ish-gjykata e Shkallës së Parë...