Procesi kundër Franc Çopjas/ Hetuesit: Ardit Spahiu u ekzekutua nga profesionistë, urdhri u dha nga Dubai
Në procesin e Gjykatës së Krimeve të Rënda kundër nëntë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ardit Spahiut në vitin 2020 në Belgjikë, hetuesit kanë deklaruar se ai është ekzekutuar në mënyrë profesioniste. Një nga personat që nga prokuroria konsiderohet si informator, është tërhequr nga deklaratat që kishte dhënë në vitin 2021. Sipas tij, gjatë qëndrimit në burg ai është “vënë nën presion” për të rrëfyer. “Nuk ishte një grindje që doli jashtë kontrollit”, deklaruan hetuesit të enjten para Gjykatës së Krimeve tw Rwnda në Bruksel, ku paraqitën gjetjet e tyre mbi vrasjen. Ardit Spahiu u vra më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek. Ekipi hetimor është i mendimit se Spahiu është “vrarë nga profesionistë”. “Viktima u vra sepse kështu ishte vendosur”, shtuan ata....
Burimi:
sot.com.al