Procesi i rivlerësimit të pronave, ja rregullat që duhet të ndiqni nga 1 janari 2026

Procesi i rivlerësimit të pronave, ja rregullat që duhet të ndiqni nga 1 janari 2026

Të gjithë ata që kanë një pronë dhe planifikojnë ta shesin vitin e ardhshëm duhet të kenë parasysh se, në procesin e rivlerësimit, merret për bazë çmimi në momentin e legalizimit të pronës. E thënë ndryshe, nëse ke ndërtuar një shtëpi në vitin 2005, kur çmimi ishte 500 euro për metër katror, dhe ajo është legalizuar në vitin 2015, kur çmimi ishte 1 200 euro për metër katror, për bazë do të merret kjo e fundit. “Rivlerësimi lidhet me vendosjen e vlerës reale të tregut të pronës sot. Ndërkohë, çmimi fillestar që merret për bazë lidhet me momentin e legalizimit të pronës, jo me vitin kur ajo është ndërtuar. Legalizimi është pika referuese për vlerën fillestare të pronës”, tha Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të...