“Proces politik”, Mediu: Nuk gjykohem për Gërdecin, por për shpërdorim detyre

“Proces politik”, Mediu: Nuk gjykohem për Gërdecin, por për shpërdorim detyre

Politik e ka cilësuar procesin e stërzgjatur gjyqësor ndaj tij ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Në një konferencë për mediat ai theksoi se nuk po gjykohet për çështjen gërdeci por për shpërdorim detyre . “Por procesi ndaj meje nuk ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Fatkeqësisht, procesi ndaj meje është vetëm një sajesë politike që luan me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Në 18 vite persekutim pa fund, janë zhvilluar mbi 10 procese dhe vendime prokurorie ndaj meje. Në asnjë prej tyre nuk është gjetur asnjë shkelje ligji apo vendimi qeverie nga Ministri i Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes është autoritet civil”, është shprehur Mediu. Sipas mbrojtjes procesi gjyqësor ndaj zotit Mediu është i cenueshëm për shkak të përbërjes...