Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara
Pas bllokimit të një sasie 130 ton misër të importuara nga Serbia nga një subjekt me qendër në Shkodër, ka nisur procedimi disiplinor për 13 inspektorë të AKU në Tiranë dhe Shkodër për lëshime në detyrë. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka dhënë një informacion më të detajuar, lidhur me aksionin e radhës për misrin blegtoral.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, sqaron opinionin publik se, pas konstatimit të prezencës së aflatoksinës në një sasi misri blegtoral në qarkun Shkodër, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat ligjore për bllokimin e produktit, ndërkohë që kontrollet e fundit të ushtruara në terren në Mars 2026 kanë nxjerrë në dritë shkelje të rënda nga ana e operatorit të biznesit. Ky subjekt ka vepruar...
Burimi:
sarandanews.com