Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

Prej më shumë se dy javësh banorët e fshatit Tërovë në Maliq përballen me një situatë të pazakontë që lidhet me ujin e pijshëm. Sa herë hapin rubinetat uji që del ka një aromë të keqe çka e bën të pamundur konsumin e tij për tu pirë por edhe përdorimin e tij për gatim apo për higjienë. Ata tregojnë se janë përpjekur që ta ziejnë ujin në mënyrë që të mund ta përdorin por edhe kjo nuk ka dhënë rezultat. Pavarësisht shqetësimit të tyre dhe njoftimit të autoriteteve banorët thonë se ende nuk kanë një përgjigje për këtë situatë çka ka bërë që ata të protestojnë Përveç fshatit Tërovë e njëjta situatë ka prekur edhe fshatin Pendavinj duke bërë që në total të preken thuajse 1000...