Probleme me energjinë elektrike në Lezhë, banorët: Luhatjet e tensionit na kanë djegur pajisjet elektroshtëpiake

Probleme me energjinë elektrike në Lezhë, banorët: Luhatjet e tensionit na kanë djegur pajisjet elektroshtëpiake

Furnizimi me energji elektrike është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e fshatit Barbullojë, në Lezhë. Krahas errësirës së shpeshtë, luhatjet e tensionit gjatë gjatë ditëve të fundit u kanë djegur pajisjet elektroshtëpiake, duke u rrezikuar edhe jetën në banesa. Të revoltuar nga kjo situatë e vazhdueshme, banorët thonë se problemi me energjinë elektrike është i përsëritur dhe tashmë përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre. Sipas tyre, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, asnjë investim nuk është kryer në rrjetin elektrik, i cili është i amortizuar dhe në gjendje të rënduar. “Nuk është hera e parë që nuk kemi energji elektrike. 17 familje jemi pa energji elektrike Faturat i paguajmë rregullisht po shërbimi është zero”, tha një banor i zonës. “Më kanë djegur frigoriferin dhe kondicionerin,...