Pritet të kalojë dosja për gjykim/ Kryebashkiaku Erion Veliaj, prezent në seancën e GJKKO-së
Kryebashkiaku Erjon Veliaj është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, për seancën e rradhës. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Në gjykatë janë prezentë dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ende pa bërë mbrojtjen e tyre mbeten Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas përfundimit të seancës, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.
Burimi:
sot.com.al