Prezantohen ndryshimet ligjore, frenojnë gjykatat që të pezullojnë ministrat

Prezantohen ndryshimet ligjore, frenojnë gjykatat që të pezullojnë ministrat

Me firmën e Edi Ramës, Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës, socialistët dorëzuan sot në Kuvend draftin me ndryshimet ligjore, përmes së cilit synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese. PS synon të prekë nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit, kryebashkiakut dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në të do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Manja, Balla dhe kryeministri Edi Rama bënë të qartë se ky ndryshim ligjor nuk lidhet me rastin e Ballukut, por me nevojën për plotësimin e një boshllëku ligjor, duke theksuar se në asnjë rast kjo nuk ëstë çendim i pushtetit gjyqësor. “Nuk...